Dakota Johnson dhe Machine Gun Kelly kanë nxitur thashetheme për një romancë të mundshme pas një takimi të dyshimtë në New York.
Aktorja 36-vjeçare u pa duke mbërritur pranë apartamentit të Taylor Swift në Tribeca, ndërsa rreth 30 minuta më vonë aty mbërriti edhe MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker.
Sipas raportimeve, të dy kaluan disa orë në apartamentin e Swift, përpara se të shkonin në një hotel aty pranë, ku thuhet se qëndruan gjatë natës, shkruan DailyMail.

MGK u pa gjithashtu i shoqëruar nga roja i sigurisë së Johnson. Taylor Swift, ndërkohë, nuk ndodhej në New York në momentin e takimit.
Takimi ka marrë vëmendje edhe për faktin se Johnson raportohet të jetë ndarë rreth një muaj më parë nga muzikanti Tucker “Role Model” Pillsbury, me të cilin kishte qenë në lidhje për rreth tetë muaj.
Më herët, Johnson dhe MGK ishin parë së bashku në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce në Madison Square Garden.
Johnson dhe Role Model ishin fotografuar për herë të parë së bashku në dhjetor të vitit të kaluar dhe në atë periudhë burime pranë tyre e përshkruanin lidhjen si të lehtë dhe harmonike.
Ndërkohë, Johnson kishte edhe një paraqitje në albumin e fundit të muzikantit, në këngën “Love I You, Role Model”.
Deri tani, as Dakota Johnson dhe as Machine Gun Kelly nuk kanë konfirmuar ndonjë lidhje mes tyre. Përfaqësuesit e të dyve janë kontaktuar për një koment, por nuk kanë dhënë ende përgjigje. /Telegrafi/





