Pas turneut, Ariana Grande njofton pushim nga angazhimet publike

Magazina

Ariana Grande ka njoftuar se do të tërhiqet për një periudhë nga jeta publike pasi të përfundojë turneu i saj “Eternal Sunshine” në Londër. Përfaqësuesit e saj thanë se ajo dëshiron të bëjë një pushim të merituar për t’u fokusuar te mirëqenia dhe për t’u larguar nga vëmendja e vazhdueshme publike e komentet e shumta. […]

Madhësia e shkronjave

Ariana Grande ka njoftuar se do të tërhiqet për një periudhë nga jeta publike pasi të përfundojë turneu i saj “Eternal Sunshine” në Londër.

Përfaqësuesit e saj thanë se ajo dëshiron të bëjë një pushim të merituar për t’u fokusuar te mirëqenia dhe për t’u larguar nga vëmendja e vazhdueshme publike e komentet e shumta.

Për shkak të këtij vendimi, Grande nuk do të marrë pjesë në ringjalljen e shfaqjes “Sunday in the Park with George” në Barbican Centre, ku ishte planifikuar të luante përkrah Jonathan Bailey.

Megjithatë, do të mbajë të gjitha 10 koncertet e planifikuara në O2 Arena në Londër, nga 15 gushti deri më 1 shtator, duke përmbyllur turneun.

Njoftimi vjen pak ditë pas publikimit të albumit të saj të ri, “Petal”, i cili është pritur shumë mirë nga kritikët.

Së fundmi, Ariana ka reaguar edhe ndaj komenteve për pamjen dhe trupin e saj, duke u bërë thirrje njerëzve të mos komentojnë për shëndetin apo fizikun e saj.

Në këngën “Yes, And?”, ajo thekson se jeta dhe trupi i saj janë çështje personale dhe nuk duhet të jenë objekt i komenteve publike. /Telegrafi/