Georgina Rodriguez ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve, teksa ka publikuar disa momente nga pushimet e saj, duke shfaqur format e saj në bikini të zeza dhe duke vënë në pah edhe unazën e madhe të fejesës me diamant.
Modelja 32-vjeçare pozoi në plazh, përpara se të ndante edhe një fotografi familjare me të fejuarin e saj, Cristiano Ronaldo, dhe djalin e tij 16-vjeçar, Junior. Në disa nga pamjet, Georgina u kujdes që të binte në sy edhe unaza e saj e fejesës.

Këto momente vijnë në prag të martesës së përfolur të çiftit, pasi është raportuar se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez mund të kurorëzojnë lidhjen e tyre këtë fundjavë në Portugali.
Sipas spekulimeve, ceremonia mund të zhvillohet në pronën Quinta da Regaleira në Sintra.
Çifti, i cili është bashkë prej rreth tetë vitesh, u fejua në gushtin e vitit të kaluar, kur Georgina ndau lajmin në Instagram me mbishkrimin: “Po, e dua”.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina kanë treguar më herët unazat e tyre me diamant, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në vitin 2016, kur u njohën në Madrid.
Ata kanë së bashku vajzat Alana dhe Bella, ndërsa familja e tyre përfshin edhe fëmijët e tjerë të futbollistit. /Telegrafi/





