Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset dhe një kalimtar

Nacionale

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Sarandë. Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, raporton se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa mësohet se është plagosur dhe një kalimtar. Viktimë ka mbetur 42-vjeçari Artan Myrtaj. Autorë dyshohen të jenë dy persona të cilët kanë qenë me […]

Madhësia e shkronjave

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Sarandë.

Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, raporton se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa mësohet se është plagosur dhe një kalimtar.

Viktimë ka mbetur 42-vjeçari Artan Myrtaj.

Autorë dyshohen të jenë dy persona të cilët kanë qenë me skafandër dhe motor.

Ngjarja ka ndodhur tek ish-agjencia e vjetër e qytetit të Sarandës./tch/