Ceremonia e Emmy 2026 ka ngjallur reagime të shumta pas segmentit “In Memoriam”, ku disa emra të njohur të industrisë së televizionit nuk u përfshinë në homazhin për figurat e ndjera gjatë vitit të fundit.
Mes emrave të përkujtuar ishin James Burrows, Robert Carradine, Tim Curry, Eric Dane, Robert Duvall, Sam Neill, Catherine O’Hara, Dolly Parton, Hayden Panettiere, Rob Reiner, Ted Turner dhe James Van Der Beek.

Gjatë segmentit, Noah Kahan interpretoi “Bridge Over Troubled Water”, ndërsa në ekran u shfaqën emrat dhe fotografitë e tyre, shkruan DailyMail.
Megjithatë, mungesa e Chuck Norris, Daveigh Chase, Nicholas Brendon, Patrick Muldoon, Jaye P. Morgan, Peter Cullen dhe Tom Kane u vu në dukje nga fansat. Norris, i cili u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare në mars, u përmend veçanërisht për rolin e tij në “Walker, Texas Ranger”, serial që zgjati nëntë sezone.
Edhe mungesa e Daveigh Chase, e njohur për rolet në “Big Love”, “Sabrina the Teenage Witch” dhe “Oliver Beene”, shkaktoi reagime.
Ndërkohë, disa fansa u shprehën të befasuar që Nicholas Brendon, i njohur nga “Buffy the Vampire Slayer”, nuk u përfshi në segment, veçanërisht pasi Sarah Michelle Gellar dhe David Boreanaz ishin të pranishëm në ceremoni.
Në homazh u përfshi edhe Dolly Parton, e cila u nda nga jeta muajin e kaluar në moshën 80-vjeçare. Reba McEntire e nderoi këngëtaren me një performancë.
Ndërkohë, Jamie Lee Curtis kujtoi Rob Reiner dhe bashkëshorten e tij Michele, ndërsa vlerësoi trashëgiminë e aktorit dhe regjisorit të ndjerë. /Telegrafi/





