Pique rivalitetin para sezonit të ri: Barcelona është ende përpara Real Madridit

Sport

Ish-kapiteni i Barcelonës, Gerard Pique, e rindezi debatin me një krahasim të ri me rivalin e përbetuar, Real Madridin, mes ndryshimeve që po kalojnë të dy klubet para fillimit të sezonit të ri 2026/27. Pique beson se Barcelona ende ka një avantazh ndaj Real Madridit në prag të sezonit të ri, pavarësisht transferimeve që Los […]

Madhësia e shkronjave

Ish-kapiteni i Barcelonës, Gerard Pique, e rindezi debatin me një krahasim të ri me rivalin e përbetuar, Real Madridin, mes ndryshimeve që po kalojnë të dy klubet para fillimit të sezonit të ri 2026/27.

Pique beson se Barcelona ende ka një avantazh ndaj Real Madridit në prag të sezonit të ri, pavarësisht transferimeve që Los Blancos i sollën këtë verë.

“Mendoj se Barcelona, edhe sot, ka ende avantazhin”, ka thënë fillimisht Pique.

“Mendoj se fitimi i dy kampionateve të fundit të jep statusin dhe besimin për të hyrë në sezon si favoriti më i madh. Por pas kësaj duhet ta provosh këtë në fushë”.

Ai thekson se një nga pikat e forta më të mëdha të Barcelonës është trajneri Hansi Flick.

“Fakti që ai po hyn në sezonin e tij të tretë në stol përfaqëson një nga pikat e forta më të mëdha të Barcelonës. Ekipi dhe lojtarët janë përshtatur plotësisht me këtë projekt”.

“Puna e vazhdueshme e Flick dhe hyrja në sezonin e tretë, së bashku me kuptimin e plotë të lojtarit për filozofinë dhe stilin e tij të lojës, i jep Barcelonës një avantazh në fillim të sezonit”, përfundoi ish-mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/