Pamje nga ceremonia e martesës së Emma Roberts

Magazina

Aktorja Emma Roberts dhe partneri i saj Cody John i kanë dhënë fund beqarisë, duke u martuar në një ceremoni intime të mbajtur në Sun Valley, Idaho, pas katër vitesh lidhje. Në dasmë morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit, mes tyre edhe aktorja e njohur Julia Roberts, halla e Emmas. Ceremonia zgjati […]

Madhësia e shkronjave

Aktorja Emma Roberts dhe partneri i saj Cody John i kanë dhënë fund beqarisë, duke u martuar në një ceremoni intime të mbajtur në Sun Valley, Idaho, pas katër vitesh lidhje.

Në dasmë morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit, mes tyre edhe aktorja e njohur Julia Roberts, halla e Emmas.

Ceremonia zgjati rreth 45 minuta dhe u zhvillua në një atmosferë romantike.

Emma u shfaq e veshur me një fustan të bardhë me një çarje të lartë dhe një aksesor të bardhë në kokë, gjersa Cody John kishte zgjedhur një kostum klasik të zi.

Në një nga momentet më prekëse të ceremonisë, Emma eci drejt altarit duke mbajtur për dore djalin e saj, Rhodes.

Çifti u fejua në korrik të vitit 2024, ndërsa Emma e bëri publik lajmin përmes një fotografie në Instagram, ku shfaqte unazën e fejesës.

Lidhja e tyre u bë publike në vitin 2022 dhe, sipas burimeve pranë çiftit, ata e ndërtuan marrëdhënien gradualisht.

Emma, e cila ka djalin Rhodes nga lidhja e mëparshme me aktorin Garrett Hedlund, kishte treguar kujdes në fillim të romancës për të mbrojtur jetën private të të birit. /Telegrafi/