Ylli i Brazilit humb Kampionatin Botëror – Ancelotti thërret menjëherë zëvendësimin

Sport

Kombëtarja e Brazilit ka marrë një lajm të keq vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, pasi mbrojtësi i krahut të djathtë, Wesley, është detyruar të largohet nga grumbullimi për shkak të lëndimit. Federata Braziliane e Futbollit ka konfirmuar të dielën se futbollisti i Romës nuk do të jetë në dispozicion për turneun, […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Brazilit ka marrë një lajm të keq vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, pasi mbrojtësi i krahut të djathtë, Wesley, është detyruar të largohet nga grumbullimi për shkak të lëndimit.

Federata Braziliane e Futbollit ka konfirmuar të dielën se futbollisti i Romës nuk do të jetë në dispozicion për turneun, pasi ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim muskulor në pjesën e majtë të aduktorit.

Wesley pësoi lëndimin gjatë fitores 2-1 të Brazilit ndaj Egjiptit në një ndeshje miqësore të zhvilluar të shtunën në Cleveland. Pas konfirmimit të dëmtimit, ai është liruar nga kampi i kombëtares dhe është rikthyer në Romë për të vazhduar procesin e rikuperimit.

Në vend të tij, përzgjedhësi Carlo Ancelotti ka ftuar mesfushorin e Atalantës, Ederson, i cili pritet t’i bashkohet ekipit në Shtetet e Bashkuara të hënën.

“Rezonanca magnetike ka konfirmuar një dëmtim të muskulit aduktor në anën e majtë. Federata Braziliane e Futbollit shpreh keqardhje për këtë lëndim. Wesley është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe do të mbetet pjesë e grupit që synon ta fitojë titullin e gjashtë botëror”, thuhet në njoftimin e federatës.

Mungesa e Wesleyt pritet të krijojë telashe për Ancelottin në krahun e djathtë të mbrojtjes, me Danilon dhe Ibanezin që konsiderohen alternativat kryesore për ta zëvendësuar.

Brazili e nis aventurën në Kupën e Botës të shtunën me përballjen ndaj Marokut në Grupin C. Në këtë grup, pesë herë kampioni i botës do të luajë edhe kundër Skocisë dhe Haitit. /Telegrafi/