Protestuesit bllokojnë rrugën përpara selisë së PD-së, përmbysin koshat e mbeturinave në rrugë

Nacionale

Janë shënuar sërish tensione në protestën e sotme, e cila po mbahet jashtë Kuvendit, ku në të njëjtën kohë brenda Parlamentit po mbahet seanca e radhës plenare. Sipas raportimeve, tensione janë shënuar përpara selisë së Partisë Demokratike, ku protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke zhvendosur dhe hapur koshat e mbeturinave në rrugë. Ndërkohë, pas këtij incidenti […]

Madhësia e shkronjave

Janë shënuar sërish tensione në protestën e sotme, e cila po mbahet jashtë Kuvendit, ku në të njëjtën kohë brenda Parlamentit po mbahet seanca e radhës plenare.

Sipas raportimeve, tensione janë shënuar përpara selisë së Partisë Demokratike, ku protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke zhvendosur dhe hapur koshat e mbeturinave në rrugë.

Ndërkohë, pas këtij incidenti kanë ndërhyrë forcat e Policisë, të cilat kanë vijuar me zhvendosjen e protestuesve dhe zhvendosjen në krah të rrugës të koshave të mbeturinave. /Euronews.al/