Interi është fituesi i Kupës së Italisë, pasi në finalen e luajtur ndaj Lazios në ‘Stadio Olimpico’ triumfoi me rezultat 2-0.
Nerazzurrët e nisën ndeshjen me presion dhe e gjetën shpejt avantazhin. Në minutën e 14-të, Lazio u ndëshkua nga një gabim fatal, kur Adam Marusic, i çorientuar në mbrojtje, devijoi topin me kokë në portën e vet për 0-1.

Interi vazhdoi ta kontrollojë ritmin dhe e dyfishoi epërsinë në minutën e 35-të, kur Lautaro Martinez u shërbye në mënyrë perfekte, doli “një kundër një” me portierin dhe finalizoi saktë në këndin e majtë të poshtëm për 0-2.
Lazio tentoi të rikthehej në lojë me goditje nga distanca dhe aksione në zonë, por pa efikasitet. Isaksen (45’) dhe Noslin (58’) provuan nga jashtë zonës, por të dy tentimet shkuan jashtë.
Një nga momentet më të spikatura të pjesës së dytë ishte pritja vendimtare e Josep Martinez në minutën e 76’, kur Boulaye Dia gjuajti në drejtim të këndit të poshtëm të djathtë, por portieri i Interit reagoi shkëlqyeshëm dhe ruajti portën e paprekur.
Nga ana tjetër, Interi ishte pranë golit të tretë me Zielinskin, në minutën e 82’, kur gjuajtja e tij kaloi pranë shtyllës së djathtë.
Me këtë fitore 2-0 në finale, Interi ngre lart trofeun e Kupës së Italisë, pasi titullit kampion. /Telegrafi/





