Moti në Shqipëri

Nacionale

Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara në zonën lindore e jug të vendit. Vranësirat e dendura në relievet kodrinore –malore në lindje jug do të shoqërohen me […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara në zonën lindore e jug të vendit.

Vranësirat e dendura në relievet kodrinore –malore në lindje jug do të shoqërohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu, si dhe shtrëngata të izoluara gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era, e lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/