Aktori i njohur, Christian Bale, ka hapur në Palmdale të Kalifornisë qendrën “Together California”, një komunitet i krijuar për fëmijët që ndodhen në sistemin e kujdestarisë.
Qëllimi kryesor i kësaj nisme është që vëllezërit dhe motrat të kenë mundësi të qëndrojnë së bashku, pasi kjo nuk është gjithmonë e garantuar brenda sistemit të kujdestarisë.
Qendra shtrihet në më shumë se 1.000 metra katrorë dhe përfshin 12 shtëpi të mobiluara si dhe dy studio për të rinjtë që po kalojnë nga kujdestaria drejt jetesës së pavarur.
Bale, i cili ka dy fëmijë me bashkëshorten Sibi Blazic, është shprehur se përvoja e tij si prind e ka bërë të mendojë më shumë për fëmijët që rriten pa prindërit e tyre.
Projekti u nis në vitin 2022 së bashku me Tim McCormick dhe u financua përmes donacioneve.
“Puna jonë është që zemrat e thyera dhe dhimbjen e tyre t’i shndërrojmë në dashuri, shpresë dhe një ndjenjë për të ardhmen”, deklaroi Bale.
Pas ceremonisë së inaugurimit, u bë e ditur se qendra pritet të nisë punën që në muajin e ardhshëm. /Telegrafi/






