Netanyahu thotë se udhëheqësi suprem iranian besohet të jetë gjallë

Bota

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se mendon që udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është gjallë. Khamnei nuk ka bërë asnjë paraqitje publike që kur pasoi të atin, Ajatollah Ali Khamenei – i cili u vra në sulmet ajrore SHBA-Izrael në fillim të luftës – duke shkaktuar pyetje rreth gjendjes së tij. Udhëheqësi i […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se mendon që udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është gjallë.

Khamnei nuk ka bërë asnjë paraqitje publike që kur pasoi të atin, Ajatollah Ali Khamenei – i cili u vra në sulmet ajrore SHBA-Izrael në fillim të luftës – duke shkaktuar pyetje rreth gjendjes së tij.

Udhëheqësi i ri suprem besohet të jetë plagosur rëndë në sulmin që vrau edhe pesë anëtarë të tjerë të familjes.

Në një intervistë me 60 Minutes të CBS, Netanyahu tha: “Mendoj se [Mojtaba Khamenei] është gjallë. Cila është gjendja e tij, është e vështirë të thuhet”.

“Ai është fshehur në ndonjë bunker ose në ndonjë vend të fshehtë dhe mendoj se po përpiqet të ushtrojë autoritetin e tij. Nuk mendoj se ka të njëjtin autoritet që kishte i ati”.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars pretendoi të dielën se Khamenei u takua me një shef ushtarak dhe dha “masa të reja udhëzuese për të ndjekur operacionet dhe për t’u përballur me vendosmëri me kundërshtarët”.

Deklarata e Netanyahu vjen pasi tha se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet të “hiqen” përpara se lufta SHBA-Izrael kundër Iranit të konsiderohet e mbaruar.

“Nuk ka mbaruar, sepse ende ka material bërthamor – uranium i pasuruar – që duhet të nxirret nga Irani. Ende ka vende pasurimi që duhet të çmontohen”, ka thënë Netanyahu në një fragment të një interviste që do të transmetohej më vonë të dielën në programin “60 Minutes” të CBS.

Përveç çështjes së pazgjidhur të rezervave të uraniumit, Netanyahu thotë se kishte disa qëllime të tjera lufte që ende nuk ishin arritur.