Në Ferma Club ishte i ftuar Albano, i cili komentoi dy personazhet Adionin dhe Fabjolën, duke dhënë mendimet e tij për sjelljet dhe qëndrimet e tyre gjatë spektaklit.
Ai nuk e kurseu fare Adionin, ndërsa për Fabjolën kishte kritika.

Ai në studio u shpreh: Si fillim të themi ca gjëra, largimi i Fabjolës mua personalisht si Albano, do të doja që publiku t’i jepte një mundësi të vazhdonte garën, sepse përveç asaj që bëri, më dukej se kishte potencial, por është televotim. Gjesti që bëri Fabjola është tregues i qartë i limitit të rinisë kundër formimit, i vrullit kundër durimit, i paeksperiencës kundër eksperiencës dhe i papjekurisë kundër pjekurisë.
E keqja është që, mendimi im, antagonisti më i madh aty është Iliri. Të gjithë bien pre e Ilirit, Iliri i merr, i fryn dhe këta zihen me Mozen. Ka shumë ndikim Iliri, disa herë e kam parë me vëmendje. Iliri i ndez dhe këta tregojnë limitet e tyre në të shprehur, sidomos Adioni.
Më tutje ai vazhdoi: Adioni, meqë s’ka ardhur, po i them nëpërmjet kamerës, se ia kisha thënë ca fjalë këtu, të cilat i them edhe këtu, shkoj ia them edhe te lagjja e tij, edhe te shtëpia e tij, edhe ku të dojë. Kanë vdekur qindra… se kam shumë inat ato populizmat dhe të kalëroj valën e gjërave që kanë peshë dhe që funksionojnë gjithmonë, por është e vërtetë dhe ne nuk mohojmë dot faktet që kanë vdekur qindra mijëra burra që të flitet shqip kudo që ka shqiptarë dhe në Kosovë, dhe ai vjen në mes të Tiranës dhe shan serbisht. Unë nuk e di pse bën televotim, pse nuk e nxorën direkt pas pesë minutash. Ai nuk përfaqëson as vendin nga vjen, as qytetin nga vjen, as lagjen nga vjen, as pallatin nga vjen, nuk përfaqëson absolutisht asgjë. Është irrituese, shpresoj ta ketë kuptuar se çfarë idiotësie ka bërë. Kaq kanë limitet, nuk i bën njerëzit të artikuluar me zor.
Albano shtoi: Adioni nuk mu duk fare premtues, nuk kishte çfarë të jepte. Fabjola më dukej me shumë potencial, dukshëm i mungonte formimi. Kështu, goce “kinge”, e bukur deri te Zoti, nuk e di çfarë bëri. Tregoi limitin e formimit, mund t’i thoshte çfarë të donte Arbana për të zbrazur mllefin e situatës, zgjodhi atë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





