Dy zyrtarë të lartë të qeverisë indiane që morën pjesë në Samitin e 18-të të BRICS, të mbajtur në New Delhi, janë bërë objekt diskutimi në internet.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i vendit, Ajit Doval dhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme indiane, Randhir Jaiswal, u “kapën” duke ngrënë arra ndërsa krerët e shteteve të koalicionit ndërkombëtar politik dhe ekonomik po flisnin.
Konkretisht, në videot që u publikuan, Doval shihet duke përtypur ndërsa presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian po flasin.
Pamjet nuk kaluan pa u vënë re nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët reaguan me komente.
Disa bënë shaka rreth vështirësisë së rezistimit ndaj të ngrënit edhe në një rast kaq formal.






