Rinovimet në Pallatin e Buckinghamit, zbulohen sende që datojnë që nga vitet 1800

Bota

Një palë çizme të vjetra dhe një pjesë gazete që daton gati 140 vjet më parë janë ndër një objektet e zbuluara gjatë punimeve të restaurimit në Pallatin e Buckinghamit. Sendet e humbura mendohet se i përkasin stafit që punoi në pallat dekada më parë dhe u gjetën nga punëtorët që po kryenin rinovimin. Një […]

Madhësia e shkronjave

Një palë çizme të vjetra dhe një pjesë gazete që daton gati 140 vjet më parë janë ndër një objektet e zbuluara gjatë punimeve të restaurimit në Pallatin e Buckinghamit.

Sendet e humbura mendohet se i përkasin stafit që punoi në pallat dekada më parë dhe u gjetën nga punëtorët që po kryenin rinovimin.

Një biletë për një “whist drive” – një ngjarje loje me letra e organizuar nga pallati më 14 prill 1949 – u gjet e ngulitur në një tullë.

Një shishe ujë Schweppes Still Malvern English Spring Water, një kuti cigaresh bosh Silk Cut dhe një artikull gazete u gjetën gjithashtu nën dysheme.

Rezidenca mbretërore në Londër po i nënshtrohet një plani 10-vjeçar rinovimi.

Kabllot e vjetra, tubat, instalimet elektrike, do të zëvendësohen.

Deri më tani, shumë nga sendet kanë mbetur të fshehura brenda infrastrukturës së ndërtesës.