Fundoset anija në ishullin grek, të paktën një i vdekur dhe 25 të zhdukur

Bota

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte emigrantë u fundos në det, pranë ishullit Gavdos, në jug të Kretës. Roja Bregdetare greke njoftoi se ka arritur të shpëtojë 51 persona. Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua nën koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit […]

Madhësia e shkronjave

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte emigrantë u fundos në det, pranë ishullit Gavdos, në jug të Kretës.

Roja Bregdetare greke njoftoi se ka arritur të shpëtojë 51 persona.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua nën koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit (JRCC), pasi autoritetet morën një alarm për një varkë me emigrantë në vështirësi.

Në operacion u përfshinë anije patrulluese, një helikopter dhe një dron, ndërsa në kërkim morën pjesë edhe anije tregtare.

Operacioni u mbështet gjithashtu nga Frontex, agjencia e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e kufijve.

Erërat e forta raportohet se po e vështirësojnë ndjeshëm operacionin e kërkimit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit pritet të vijojë, ndërsa autoritetet po kontrollojnë një zonë të gjerë detare me shpresën për të gjetur të mbijetuar ose gjurmë që mund të ndihmojnë në lokalizimin e personave të zhdukur.