Volvo vendos rekord me XC60 të ri

Teknologji

Volvo ka prezantuar një sistem të ri hibrid plug-in, i cili modelit më të shitur të kompanisë, XC60, i mundëson një autonomi prej 200 kilometrash në mënyrën elektrike, që përbën rekord mes hibridëve plug-in aktualisht në dispozicion. Sistemi i ri hibrid plug-in, me tërheqje në të katër rrotat, vazhdon të bazohet në motorin me benzinë […]

Madhësia e shkronjave

Volvo ka prezantuar një sistem të ri hibrid plug-in, i cili modelit më të shitur të kompanisë, XC60, i mundëson një autonomi prej 200 kilometrash në mënyrën elektrike, që përbën rekord mes hibridëve plug-in aktualisht në dispozicion.

Sistemi i ri hibrid plug-in, me tërheqje në të katër rrotat, vazhdon të bazohet në motorin me benzinë 2.0-litërsh me katër cilindra, por kapaciteti i baterisë është rritur nga 19 në 41.2 kWh, ndërsa është shtuar edhe një motor elektrik më i fuqishëm.

Interesant është fakti se, pavarësisht baterisë më të madhe, bagazhi ka mbetur me të njëjtin kapacitet prej 468 litrash.

Për XC60 të rifreskuar janë në dispozicion dy versione PHEV: T6 me 178 kuaj fuqi, i cili sipas të dhënave të deklaruara ka autonomi elektrike prej 200 kilometrash, dhe T8 me 246 kuaj/fuqi, i cili me një karikim duhet të jetë në gjendje të përshkojë 188 kilometra.

Autonomia e modelit T6 është dy herë e gjysmë më e madhe se ajo e versionit të mëparshëm XC60 PHEV, i cili ofronte 79 kilometra.

Sistemi hibrid plug-in më i fuqishëm është i disponueshëm edhe në modelin XC90. /Telegrafi/