Vdes dizajneri i famshëm, Roger Sweet

Magazina

Krijuesi i figurës së famshme aksion “He-Man” dhe dizajneri i kompanisë Mattel, Roger Sweet, ka ndërruar jetë të martën pas një beteje me demencën. Sweet ka punuar gjatë viteve ’70 dhe ’80 si dizajner kryesor në departamentin e dizajnit paraprak të Mattel-it. Pas refuzimit të kompanisë në vitin 1976 për të prodhuar lodra të bazuara […]

Madhësia e shkronjave

Krijuesi i figurës së famshme aksion “He-Man” dhe dizajneri i kompanisë Mattel, Roger Sweet, ka ndërruar jetë të martën pas një beteje me demencën.

Sweet ka punuar gjatë viteve ’70 dhe ’80 si dizajner kryesor në departamentin e dizajnit paraprak të Mattel-it.

Pas refuzimit të kompanisë në vitin 1976 për të prodhuar lodra të bazuara në “Star Wars”, Mattel nisi zhvillimin e një figure aksioni të bazuar në një ide origjinale të vetën.

Në këtë proces, Sweet eksperimentoi duke vendosur figurën Big Jim në një qëndrim luftarak dhe duke i shtuar me argjilë një trup më të fuqishëm dhe muskulor.

Ky model u bë prototipi i “He-Man”-it, të cilin ai më pas ia prezantoi drejtorit ekzekutiv të atëhershëm Ray Wagner.

Një vit më vonë, Mattel dhe Filmation lansuan serialin vizatimor “He-Man and the Masters of the Universe” si projekt shoqërues i linjës shumë të suksesshme të lodrave.

Roger Sweet ndërkaq ka lënë pas bashkëshorten e tij, Marlene. /Telegrafi/