Një situatë tepër kritike po zhvillohet gjatë orëve të fundit në fshatin Breznicë, ku një zjarr i përmasave të mëdha po përhapet me shpejtësi të madhe, i ndihmuar nga kushtet atmosferike, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe vendbanimet e tyre.
Gjendja në terren përshkruhet si shumë e rëndë. Flakët po i afrohen me shpejtësi shtëpive të banimit, ndërsa banorët e fshatit po përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pronat e tyre në kushte ekstremisht të vështira.
Bëhet thirrje emergjente për ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të zjarrfikësve, shërbimeve të emergjencës dhe të gjitha autoriteteve kompetente për të parandaluar një katastrofë të mundshme humanitare dhe materiale.
Në të njëjtën kohë, u bëhet thirrje të gjithë banorëve të fshatit Breznicë dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin afrimin me zonat e përfshira nga flakët dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve të shpëtimit.
Redaksia jonë do t’ju mbajë të informuar mbi ecurinë e situatës në terren./BujanociNet/





