Tyler Cameron i ka dhënë fund beqarisë.
Ish-ylli i “Bachelor Nation”, 33 vjeç, ka zbuluar se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, modeles Tate Madden, 32 vjeçe, pas dy vitesh lidhjeje.

Cameron ndau në Instagram disa fotografi nga momenti romantik i propozimit në plazhin e Little Palm Island, në Florida Keys, shkruan DailyMail.
Në njërën prej tyre, ai shihet i gjunjëzuar përpara Madden, ndërsa një tjetër i kap ata duke u përqafuar pas përgjigjes së saj pozitive.
“Më mirë vonë sesa kurrë, thonë”, shkroi Cameron krahas fotografive.
Çifti e kishte mbajtur lidhjen larg vëmendjes së publikut në fillim. Cameron konfirmoi se kishte një të dashur në korrik 2024, ndërsa identiteti i Madden u bë publik disa muaj më vonë, kur ata e zyrtarizuan lidhjen në Instagram.
Lajmi i fejesës u prit me urime nga miqtë dhe ish-konkurrentët e “Bachelor Nation”. Tyler Cameron më herët ishte në një lidhje me modelen Gigi Hadid. /Telegrafi/





