Kylie Jenner feston 29-vjetorin me motrat, nga aventurat në natyrë te momentet relaksuese

Magazina

Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj për ditëlindjen e 29-të, duke treguar një arratisje tropikale në shoqërinë e familjes. Manjatja e “Kylie Cosmetics” publikoi në Instagram një seri fotografish nga udhëtimi, ku shfaqet së bashku me motrat Kim Kardashian, Kendall Jenner dhe Khloe Kardashian. Në një prej imazheve, Kylie […]

Madhësia e shkronjave

Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj për ditëlindjen e 29-të, duke treguar një arratisje tropikale në shoqërinë e familjes.

Manjatja e “Kylie Cosmetics” publikoi në Instagram një seri fotografish nga udhëtimi, ku shfaqet së bashku me motrat Kim Kardashian, Kendall Jenner dhe Khloe Kardashian.

Në një prej imazheve, Kylie dhe Kim pozuan me veshje sportive, duke nxjerrë në pah pamjen e tyre të tonifikuar, shkruan DailyMail.

Pushimet duket se kanë qenë të mbushura me aktivitete. Motrat u shfaqën me helmeta përpara se të merrnin pjesë në një aktivitet që ngjante me një lojë paintball-i, ndërsa Kylie ndau edhe një selfie gjatë aventurës.

Përveç aktiviteteve, 29-vjeçarja shijoi edhe momente relaksi nën rrezet e diellit. Ajo publikoi fotografi nga ambientet tropikale, ndërsa në një tjetër moment pozoi me Kendall teksa eksploronin zonën përreth.

Kylie gjithashtu u shfaq në një automjet me katër rrota, të drejtuar nga Lewis Hamilton, i cili është partneri i Kim Kardashian.

Të dy u panë duke përshëndetur drejt kamerës përpara se piloti i Formula 1 të nisej në një pistë me dhe.

Pushimet vijnë pak ditë pasi Kylie festoi ditëlindjen me një festë luksoze me temë “macja princeshë” në rezidencën e saj në Beverly Hills. /Telegrafi/