Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shfaqen për herë të parë pas dasmës sekrete, në tribunat VIP me fëmijët

Magazina

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë fotografuar për herë të parë publikisht që nga martesa e tyre sekrete, teksa ndoqën nga afër ndeshjen mes Al-Nassr dhe Al-Fateh në Riad. Çifti, i cili u martua javën e kaluar në një ceremoni intime dhe private në Portugali, u shfaq në zonën VIP të stadiumit së bashku me […]

Madhësia e shkronjave

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë fotografuar për herë të parë publikisht që nga martesa e tyre sekrete, teksa ndoqën nga afër ndeshjen mes Al-Nassr dhe Al-Fateh në Riad.

Çifti, i cili u martua javën e kaluar në një ceremoni intime dhe private në Portugali, u shfaq në zonën VIP të stadiumit së bashku me fëmijët.

Ronaldo, 41 vjeç, dhe Georgina, 32 vjeç, dukeshin të qetë teksa ndiqnin përballjen, shkruan DailyMail.

Georgina u shfaq me një xhaketë sateni bomber, ndërsa mbajti në krahë vajzën e tyre Alana, tetë vjeç. Binjakët Eva dhe Mateo, nëntë vjeç, ndoqën gjithashtu ndeshjen nga tribuna.

Ronaldo konfirmoi martesën me Georginën përmes një fotografie të unazave të tyre të martesës, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “C❤️G”.

Një përfaqësues i futbollistit konfirmoi më pas se çifti ishte martuar në një ceremoni civile në Cascais, Portugali, ku të pranishëm ishin pesë fëmijët e tyre. /Telegrafi/