Presidenti Donald Trump refuzoi të thoshte nëse armëpushimi i brishtë midis SHBA-së dhe Iranit mbetet në fuqi, pasi të dyja palët qëlluan në Ngushticën e Hormuzit.
I pyetur mbrëmë nga prezantuesi konservator i radios Hugh Hewitt nëse armëpushimi me Iranin ka “mbaruar” dhe nëse sulmet mund të rifillojnë si atë mbrëmje, Trump i tha Hewitt: “Epo, nuk mund t’ju them këtë”.
“Nuk do të thoshit – nëse do t’i përgjigjesha kësaj pyetjeje, do të thoshit se ky njeri nuk është mjaftueshëm i zgjuar për të qenë president”, tha Trump, transmeton Telegrafi.
Më parë, në një intervistë me Fox News, Trump paralajmëroi forcat iraniane se do të “hiqeshin nga faqja e dheut” nëse do të përpiqeshin të synonin anijet amerikane në ngushticë ose në Gjirin Persik.
Më vonë në intervistë, ai këmbënguli se lufta me Iranin, “ushtarakisht … në thelb ka mbaruar”. /Telegrafi/






