Në industrinë e Maqedonisë së Veriut u regjistrua në korrik rritje e qarkullimit për 2.7 përqind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ndërkohë me qershorin e këtij viti kemi rënie për 8.5 përqind.
“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rritje tek Produktet intermediare, përveç energjisë për 6.2% dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 11.7%, derisa rënie vërehet te Produktet kapitale për 6.3% dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 2.9%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Brenda një viti, në tregun vendor kemi rritje për 8.5 përqind, ndërsa në tregun e huaj kemi rritje për 1.9 përqind.
Në repartin për prodhimi ne duhanit, kemi rritje më të madhe brenda një viti (186.3 %), ndërsa ulje më të madhe te prodhimi i pajisjeve të tjera për transport (25.3 %).






