Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin sulme ajrore ndaj Iranit, por ka theksuar se një opsion i tillë do të kishte pasoja të rënda humanitare dhe strategjike.
“Ne mund të bombardojmë shumë lehtë nëse duam, dhe nëse vazhdojmë për dy apo tre javë, ata nuk do të kenë absolutisht asgjë të mbetur”, tha ai.
Megjithatë, lideri amerikan paralajmëroi se një konflikt i tillë do të kishte kosto të lartë në jetë njerëzish dhe do të ndikonte në stabilitetin rajonal, përfshirë edhe çështjen e ngushticave strategjike detare.
“Shumë njerëz do të vriten. Kush dëshiron ta bëjë këtë? Unë jo”, shtoi 79-vjeçari.
Trump theksoi se preferon një zgjidhje diplomatike, duke deklaruar se një marrëveshje e nënshkruar do të ishte “më e fortë se bombardimi”.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë arritur javë më parë një marrëveshje armëpushimi pa afat të caktuar. /Telegrafi/






