Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinieri nga Kosova

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823363-shkoi-per-te-punuar-ne-hidrocentral-vdes-ne-maliq-inxhinieri-nga-kosova.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="shkoi-per-te-punuar-ne-hidrocentral,-vdes-ne-maliq-inxhinieri-nga-kosova" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823363-shkoi-per-te-punuar-ne-hidrocentral-vdes-ne-maliq-inxhinieri-nga-kosova.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="shkoi-per-te-punuar-ne-hidrocentral,-vdes-ne-maliq-inxhinieri-nga-kosova"></p>Një ngjarje ka ndodhur këtë të shtunë në Maliq, ku një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit, raporton Euronews Albania. Sipas informacioneve paraprake, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq. Dyshohet se ai ka pësuar</div>

Madhësia e shkronjave

Një ngjarje ka ndodhur këtë të shtunë në Maliq, ku një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit, raporton Euronews Albania.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq. Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, duke ndërruar jetë menjëherë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes./EuronewsAlbania