Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 15 deri në 19°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s. /Telegrafi/






