Moti në Shqipëri

Nacionale

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/