Shi i rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe një tornado – detaje dhe pamje nga një stuhi e fuqishme që goditi Gaziantep të Turqisë

Bota

Një stuhi që goditi Gaziantepin u përshkrua si dita më e tmerrshme në qytet që nga tërmeti. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, atje ka pasur reshje aq të mëdha të shiut sa që kanë shkaktuar tornado, breshër dhe përmbytje që çuan në dëme të mëdha, me 23 persona të lënduar. Çatitë u rrëzuan, pemët […]

Madhësia e shkronjave

Një stuhi që goditi Gaziantepin u përshkrua si dita më e tmerrshme në qytet që nga tërmeti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, atje ka pasur reshje aq të mëdha të shiut sa që kanë shkaktuar tornado, breshër dhe përmbytje që çuan në dëme të mëdha, me 23 persona të lënduar.

Çatitë u rrëzuan, pemët u shkulën dhe automjetet u dëmtuan.

Zyra e guvernatorit shpalli një ditë pushim për shkollat në Şehitkamil, Şahinbey dhe Nizip.

Thënë shkurt, stuhia që goditi Gaziantepin në mënyrë efektive paralizoi qytetin.

Dhe shkatërrimi i shkaktuar u përshkrua si “dita më e tmerrshme që nga tërmeti” në qytet.

Ndërkohë në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se si rrugët dhe bulevardët u shndërruan në liqene.

AFAD, policia, xhandarmëria dhe ekipet bashkiake vazhdojnë vlerësimin e dëmeve dhe përpjekjet e ndërhyrjes në të gjithë qytetin, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të jenë të kujdesshëm. /Telegrafi/