Rusia arreston shqiptarin për llogari të Malit të Zi

Bota

Një anëtar i arratisur i grupit kriminal malazez “Vasa Uliça” të Radoje Zvicerit dhe Slobodan Kashçelanit, Kristian Dreshaj nga Tuzi, është arrestuar sot në Moskë, konfirmoi zyrtarisht Drejtoria e Policisë për “Vijesti”. Nga ky institucion u tha se Dreshaj u privua nga liria pas një kërkimi ndërkombëtar të synuar dhe shkëmbimi të drejtpërdrejtë të informacionit […]

Madhësia e shkronjave

Një anëtar i arratisur i grupit kriminal malazez “Vasa Uliça” të Radoje Zvicerit dhe Slobodan Kashçelanit, Kristian Dreshaj nga Tuzi, është arrestuar sot në Moskë, konfirmoi zyrtarisht Drejtoria e Policisë për “Vijesti”.

Nga ky institucion u tha se Dreshaj u privua nga liria pas një kërkimi ndërkombëtar të synuar dhe shkëmbimi të drejtpërdrejtë të informacionit midis NCB Interpol Podgoricës dhe NCB Interpol Moskës, shkruan vijesti.me.

Sipas tyre, bazuar në këto të dhëna, policia ruse e lokalizoi dhe e arrestoi atë. Për K.D. Interpol Podgorica kishte lëshuar urdhër arresti të kuq ndërkombëtar për sigurimin e pranisë së tij në procedurë penale, ku dyshohet për krijim organizate kriminale dhe prodhim, mbajtje e shpërndarje të paautorizuar të drogës.

Personi në fjalë, sipas policisë, është i shënuar si anëtar i një grupi të organizuar kriminal që vepron jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në Australi dhe Amerikën e Jugut.

Arrestimi i tij erdhi pas një bashkëpunimi intensiv mes njësisë FAST Montenegro, policisë ruse dhe Interpolit në Lion, pas së cilës u bë lokalizimi dhe arrestimi i tij. Tani pritet procedura e ekstradimit midis Malit të Zi dhe Rusisë.

Policia thekson se, në bashkëpunim me Interpolin, Europolin dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, do të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe ndjekjen e anëtarëve të grupeve kriminale në nivel ndërkombëtar. /Telegrafi/