Rinia e PDK-së “thumbon” Kurtin, vendos qebe e qirinj para Qeverisë

Nacionale

<div><div><img width="511" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/818400-rinia-e-pdk-se-thumbon-kurtin-vendos-qebe-e-qirinj-para-qeverise.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="rinia-e-pdk-se-“thumbon”-kurtin,-vendos-qebe-e-qirinj-para-qeverise" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="511" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/818400-rinia-e-pdk-se-thumbon-kurtin-vendos-qebe-e-qirinj-para-qeverise.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="rinia-e-pdk-se-“thumbon”-kurtin,-vendos-qebe-e-qirinj-para-qeverise"></p>Pjesëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës kanë mbajtur sonte një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, si protestë ndaj mungesës së energjisë elektrike dhe paralajmërimit për rritjen e radhës së çmimit të saj. RDK-ja ka vendosur para ndërtesës së Qeverisë një batanije dhe disa qirinj që simbolizojnë pakënaqësisë ndaj, sic thanë ata, “deklaratave provokuese dhe</div>

Madhësia e shkronjave

Pjesëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës kanë mbajtur sonte një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, si protestë ndaj mungesës së energjisë elektrike dhe paralajmërimit për rritjen e radhës së çmimit të saj.
RDK-ja ka vendosur para ndërtesës së Qeverisë një batanije dhe disa qirinj që simbolizojnë pakënaqësisë ndaj, sic thanë ata, “deklaratave provokuese dhe të papërgjegjshme të kryeministrit në detyrë, i cili ka fajësuar qytetarët për krizën energjetike, duke pretenduar se ‘po ngrohen më shumë sesa që duhet’”.
Sekretari i RDK-së, Altin Gjata, deklaroi se ky aksion nuk ka të bëjë me statistika apo propagandë, por me realitetin e përditshëm të qytetarëve të Kosovës.
Gjata tha se kriza energjetike dhe faturat e larta po i “detyrojnë familjet kosovare të zgjedhin mes ngrohjes dhe ushqimit, ndërsa studentët detyrohen të mësojnë në terr”.
“Faturën e kësaj krize po e paguajnë familjet tona dhe çdo qytetar i Kosovës”, tha Gjata.