Pas Messit, Argjentina ka zyrtarisht kapitenin e ri – Scaloni zbulon emrin

Sport

Lionel Scaloni e ka konfirmuar zyrtarisht Cristian “Cuti” Romeron si kapitenin e ri të Argjentinës, pas largimit të Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar. Duke folur në konferencë për media para ndeshjeve miqësore të ardhshme ndaj Bolivisë, Burkina Fasos dhe Beninit, përzgjedhësi i “Albiceleste” bëri të ditur se mbrojtësi do ta marrë shiritin e kapitenit, pasi […]

Madhësia e shkronjave

Lionel Scaloni e ka konfirmuar zyrtarisht Cristian “Cuti” Romeron si kapitenin e ri të Argjentinës, pas largimit të Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar.

Duke folur në konferencë për media para ndeshjeve miqësore të ardhshme ndaj Bolivisë, Burkina Fasos dhe Beninit, përzgjedhësi i “Albiceleste” bëri të ditur se mbrojtësi do ta marrë shiritin e kapitenit, pasi më parë kishte qenë një prej figurave kryesore të grupit.

Në qendrën stërvitore të Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), Scaloni shpjegoi edhe hierarkinë që ka përcaktuar për kapitenin e ekipit.

“Kapiteni do të jetë Cuti. Ai ishte tashmë kapiteni i tretë pas Leos (Messit) dhe Otas (Otamendit). Emiliano gjithashtu mund ta mbajë shiritin”.

“Rodrigo (De Paul), i cili nuk do të jetë i përfshirë në këto dy ndeshje, gjithashtu mund ta mbajë. Lautaro gjithashtu mund ta mbajë. Cuti është i duhuri”, deklaroi Scaloni.

Mbrojtësi 28-vjeçar i Atletico Madridit e ka mbajtur shiritin e kapitenit të Argjentinës në tri raste.

Ai ishte kapiten në fitoren 1-0 ndaj Kilit në eliminatoret e Botërorit në vitin 2025, në një miqësore ndaj Venezuelës po atë vit dhe në ndeshjen ndaj Mauritanisë para Kupës së Botës 2026./Telegrafi/