Ministri polak: Putin mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe”

Bota

Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke përgatitur një operacion të madh këtë vit dhe mund të organizojë një sulm të rremë për të justifikuar mobilizimin e mëtejshëm. “Po marrim informacione, nuk po i zbulojmë burimet, por ka shumë prej tyre, se Rusia po përgatit diçka të madhe […]

Madhësia e shkronjave

Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke përgatitur një operacion të madh këtë vit dhe mund të organizojë një sulm të rremë për të justifikuar mobilizimin e mëtejshëm.

“Po marrim informacione, nuk po i zbulojmë burimet, por ka shumë prej tyre, se Rusia po përgatit diçka të madhe këtë vit”, tha Sikorski në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në New York.

“Unë besoj se Putinit i duhet një pretekst për mobilizim, në mënyrë që të kryejë një sulm të rremë dhe t’i thotë popullit rus: ‘Ne jemi nën sulm dhe për këtë arsye duhet të mobilizohemi’”, shtoi ai.

Sikorski nuk specifikoi se çfarë mund të përfshijë operacioni i raportuar.

I pyetur për skenarë të mundshëm, ai tha se bjellorusët ishin të shqetësuar se mos përfshiheshin në luftën në Ukrainë.

Ai paralajmëroi gjithashtu se vendet baltike me pakica ruse mund të përballen me përshkallëzim, duke thënë se NATO duhet të jetë gati për të penguar agresionin e mundshëm. /Telegrafi/