Papa nuk kaloi një kontroll sigurie bankare – thjesht nuk i besuan

Life/Bizare

Papa Leo XIV ka hasur në një situatë të pazakontë gjatë një përpjekjeje për të përditësuar të dhënat e tij personale në një bankë në Shtetet e Bashkuara, ku mban një llogari. Sipas rrëfimit të priftit Tom McCarthy, mik i ngushtë i Papës, ai ka kontaktuar personalisht shërbimin ndaj klientit të bankës, duke iu përgjigjur […]

Madhësia e shkronjave

Papa Leo XIV ka hasur në një situatë të pazakontë gjatë një përpjekjeje për të përditësuar të dhënat e tij personale në një bankë në Shtetet e Bashkuara, ku mban një llogari.

Sipas rrëfimit të priftit Tom McCarthy, mik i ngushtë i Papës, ai ka kontaktuar personalisht shërbimin ndaj klientit të bankës, duke iu përgjigjur pyetjeve të sigurisë dhe duke kërkuar ndryshimin e numrit të telefonit dhe adresës së tij.

Megjithatë, punonjësi i bankës nuk ka pranuar të kryejë ndryshimet dhe e ka udhëzuar që të paraqitet fizikisht në një degë për verifikim.

Gjatë bisedës, Papa ka tentuar të sqarojë identitetin e tij duke thënë “Po nëse ju them se jam Papa Leo?”, por sipas rrëfimit, operatori e ka ndërprerë thirrjen.

Sipas raportimeve të The New York Times, situata është zgjidhur më vonë, pasi është verifikuar identiteti i tij dhe janë kryer ndryshimet e kërkuara. /Telegrafi/