Nuk u dorëzua për pesë muaj, derisa theu rekordin me 10 gota

Life/Bizare

Një burrë nga Idaho i SHBA-së ka vendosur një rekord të ri botëror duke përmbysur 10 gota plastike në vetëm 6.63 sekonda. David Rush, i cili mban më shumë se 200 rekorde Guinness, tha se iu deshën rreth pesë muaj stërvitje për të arritur këtë rezultat. Gjithçka nisi si një sfidë me kolegun e tij, […]

Madhësia e shkronjave

Një burrë nga Idaho i SHBA-së ka vendosur një rekord të ri botëror duke përmbysur 10 gota plastike në vetëm 6.63 sekonda.

David Rush, i cili mban më shumë se 200 rekorde Guinness, tha se iu deshën rreth pesë muaj stërvitje për të arritur këtë rezultat.

Gjithçka nisi si një sfidë me kolegun e tij, Alex. Rush aplikoi për rekordin menjëherë, duke menduar se do ta thyente brenda disa javësh.

Por gotat rezultuan shumë më të vështira nga sa kishte parashikuar, transmeton Telegrafi.

“Që 10 gota plastike të përfundonin vazhdimisht me kokë poshtë u shndërrua në një mësim për probabilitetin”, tha Rush.

Pas disa javësh stërvitje, ai arrinte të përmbyste saktë rreth gjysmën e gotave. Por kjo nuk mjaftonte për të realizuar 10 goditje radhazi.

Rush vazhdoi të stërvitej për pesë muaj, aq shumë sa edhe djali i tij trevjeçar filloi të bëhej “i mirë” në këtë sfidë.

Tentativën zyrtare e bëri gjatë një aktiviteti në shkollën e mbesës së tij në prill.

Pas mijëra përpjekjesh dhe disa dështimeve vetëm pak sekonda larg suksesit, Rush më në fund ia doli.

Ai përmbysi 10 gota në 6.63 sekonda, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 7.57 sekondash.

Dhe për ata që mendojnë se rekordi duket i lehtë, Rush ka vetëm një mesazh: “Ju sfidoj ta provoni”. /Telegrafi/