Prosper: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

Nacionale

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka deklaruar se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara nuk goditi vetëm të akuzuarit, por njollosi tërë luftën çlirimtare dhe aleancën me Perëndimin. Sipas Prosperit, vendimi i trupit gjykues për ta cilësuar UÇK-në si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” nënkupton absurdin se edhe NATO-ja ka hyrë në partneritet me një organizatë […]

Madhësia e shkronjave

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka deklaruar se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara nuk goditi vetëm të akuzuarit, por njollosi tërë luftën çlirimtare dhe aleancën me Perëndimin.

Sipas Prosperit, vendimi i trupit gjykues për ta cilësuar UÇK-në si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” nënkupton absurdin se edhe NATO-ja ka hyrë në partneritet me një organizatë kriminale.

“Kur dëgjoni se çfarë kanë thënë, ata kanë thënë se ka qenë Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale dhe kanë thënë se Hashim Thaçi e të tjerët kanë qenë në krye të të gjithë UÇK-së dhe të gjitha abuzimeve që ka bërë UÇK-ja. Nuk e kanë thënë se kanë qenë disa individë në UÇK që nuk e kanë bërë këtë, kështu u urdhërua ose një fraksion që ka qenë përgjegjës.

Ata kanë njollosur të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe, në esencë, kanë njollosur të gjithë trashëgiminë e çlirimit të Kosovës dhe të pavarësisë. Kanë njollosur NATO-n dhe, në esencë, kanë thënë se NATO-ja ka hyrë në partneritet me Ndërmarrje Kriminale. Tre burra dhe, një herë e përsëris, dua që shikuesit tuaj të dëgjojnë se çfarë po them: tre burra kanë rishkruar dhe kanë shlyer historinë!”, tha avokati amerikan në KlanKosova.

Prosper kritikoi gjithashtu përmendjen e pabazë të komandantëve të tjerë të UÇK-së, të cilët nuk ishin pjesë e gjykimit, si dhe mungesën e thellë të transparencës, me mbajtjen hermetike të aktgjykimit prej më shumë se 2,000 faqesh.

Ai konfirmoi se do të qëndrojë krah Thaçit deri në pastrimin e plotë të emrit të tij gjatë apelit, proces ky që pritet të zgjasë rreth një vit, duke e cilësuar vendimin aktual si të padrejtë dhe të korruptuar moralisht.