Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Tregu i Shumicës” në Bujanoc

Vendore

Biznesmeni nga Stamboll, Necat Demiri dhe afaristi nga Bujanoc, Kushtrim Fazliu, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për furnizim me tekstil në kuadër të projektit “Tregu i Shumicës në Bujanoc”. Sipas Fazliut, në kuadër të këtij projekti është planifikuar që brenda dy muajve të përfundojnë 12 showroom-e dhe pesë depo moderne, të cilat do të shërbejnë […]

Madhësia e shkronjave

Biznesmeni nga Stamboll, Necat Demiri dhe afaristi nga Bujanoc, Kushtrim Fazliu, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për furnizim me tekstil në kuadër të projektit “Tregu i Shumicës në Bujanoc”.

Sipas Fazliut, në kuadër të këtij projekti është planifikuar që brenda dy muajve të përfundojnë 12 showroom-e dhe pesë depo moderne, të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e aktivitetit tregtar dhe biznesor në sektorin e tekstilit.

Nga ana tjetër, biznesmeni turk Necat Demiri ka shprehur gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, me synimin që Bujanoci të shndërrohet në një qendër moderne të tregtisë së tekstilit në rajon.

Fazliu theksoi se vizita dhe bashkëpunimi me Demirin paraqesin një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe tregtar të komunës, duke vlerësuar rëndësinë e lidhjeve me investitorët dhe biznesmenët nga diaspora dhe Turqia. /BujanociNet/