Gjesti ka ndarë me ndjekësit një seri fotografish dhe videosh në rrjetet sociale, ku ka përmbledhur disa nga momentet më të veçanta të kohëve të fundit.
Mes tyre bie në sy edhe një fotografi me të atin, e realizuar gjatë pushimeve.
Krahas imazheve, ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga publiku.
“Së pari, falënderimi i takon Zotit, e pastaj secilit prej jush për mbështetjen, dashurinë dhe respektin që ma keni dhënë. Jam munduar t’i mbledh sado pak disa nga momentet e mia, vetëm për ju. Shpresoj t’i shijoni”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Faleminderit nga zemra për çdo klikim, çdo koment, çdo mesazh dhe për besimin që vazhdoni të ma jepni çdo ditë”.
“Me ndihmën e Zotit, nuk ndalem me kaq… kam diçka shumë të veçantë në mendje për ju”, shtoi ndër tjerash.
Kjo vjen pas “Gasolina” që e solli pak ditë më parë me Dhurata Dorën, e që u prit tejet mirë nga publiku. /Telegrafi/






