Man City refuzon ofertën e Barcelonës për Rodrin, ia tregon çmimin që kërkon për mesfushorin

Sport

Klubi anglez, Manchester City thuhet se ka refuzuar ofertën fillestare të Barcelonës prej gati 50 milionë eurosh për nënshkrimin e Rodrit. Sipas Daily Mail, City e konsideruar atë ofertë plotësisht të pamjaftueshme dhe po kërkojnë një tarifë prej 70 milionë eurosh për yllin spanjoll. Ndërkohë, gjigantët katalunas, të cilët tashmë kanë rënë dakord për një […]

Madhësia e shkronjave

Klubi anglez, Manchester City thuhet se ka refuzuar ofertën fillestare të Barcelonës prej gati 50 milionë eurosh për nënshkrimin e Rodrit.

Sipas Daily Mail, City e konsideruar atë ofertë plotësisht të pamjaftueshme dhe po kërkojnë një tarifë prej 70 milionë eurosh për yllin spanjoll.

Ndërkohë, gjigantët katalunas, të cilët tashmë kanë rënë dakord për një marrëveshje të plotë mbi kushtet personale me fituesin e Kupës së Botës me Spanjën, po përgatisin një ofertë të përmirësuar.

Me 30-vjeçarin që ëndërron vetëm një transferim te Barça, pasi refuzoi Real Madridin, kampionët e La Ligës po punojnë për të gjetur një zgjidhje të ndërmjetme në negociatat me gjigantët e Ligës Premier.

Brenda kampit të Barçës ekziston besimi se një marrëveshje do të materializohet shpejt.

Fituesi i Topit të Artë të Kupës së Botës 2026 ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Barçën, gjatë së cilës ai mund të fitojë një pagë neto prej 15 milionë eurosh. /Telegrafi/