Dellova “fik” Vlahovicin, kosovari shkëlqen në fitoren e madhe të Amedspor

Sport

Lumbardh Dellova zhvilloi një paraqitje të fortë në fitoren e madhe të Amedspor ndaj Beşiktaşit, në një ndeshje ku mbrojtësi kosovar pati përballë sulmuesin Dusan Vlahovic. Amedspor triumfoi 3-2 në Diyarbakır dhe falë këtij rezultati mori tri pikë të rëndësishme, duke kapur edhe kreun. Dellova ishte titullar në qendër të mbrojtjes dhe luajti deri në […]

Madhësia e shkronjave

Lumbardh Dellova zhvilloi një paraqitje të fortë në fitoren e madhe të Amedspor ndaj Beşiktaşit, në një ndeshje ku mbrojtësi kosovar pati përballë sulmuesin Dusan Vlahovic.

Amedspor triumfoi 3-2 në Diyarbakır dhe falë këtij rezultati mori tri pikë të rëndësishme, duke kapur edhe kreun.

Dellova ishte titullar në qendër të mbrojtjes dhe luajti deri në fund, duke qenë një prej futbollistëve që u angazhuan më së shumti në përballjen me sulmuesin serb.

Në mediat turke, Vlahovic u përmend si një prej lojtarëve që u përball me markim të fortë nga mbrojtja e Amedspor. Dellova dhe David Bates e mbajtën afër sulmuesin e Beşiktaşit, duke i vështirësuar hapësirat dhe lojën me shpinë nga porta.

Në minutën e 55-të, megjithatë, Vlahovic arriti të shënonte për 2-1 nga një top i kthyer, duke reaguar shpejt pas goditjes së Orkun Kökçü që u ndal nga portieri. Por goli nuk e ndryshoi rrjedhën e përgjithshme të ndeshjes.

Dellova ishte aktiv edhe në duelet direkte, duke marrë karton të verdhë në minutën e 64-t, pas një ndërhyrjeje ndaj Vlahovicit. Kjo ishte një tjetër dëshmi e përballjes së drejtpërdrejtë mes mbrojtësit kosovar dhe sulmuesit të Beşiktaşit.

Ai ishte kudo, duke fituar shumë topa ndaj sulmit, ku një nga faqet e respektuara të mediave turke, e futi edhe në formacionin e javës, aty ku ishte edhe Vedat Muriqi.

Në fund, Amedspor mori një fitore të madhe dhe hyri në pushimin e kombëtareve në pozitën e parë të Superligës turke, ndërsa Dellova doli nga kjo përballje me një paraqitje të rëndësishme në qendër të mbrojtjes, në një nga testet më të forta të sezonit deri tani. /Telegrafi/