Madonna ka dëshmuar edhe një herë statusin e saj si “Mbretëresha e Popit”, duke u renditur në vendin e parë të klasifikimit Billboard 200 me albumin e saj të ri “Confessions II”.
Me këtë sukses, ajo është bërë artistja e parë që ka pasur një album në krye të kësaj liste në katër dekada të ndryshme: vitet ’80, 2000, 2010 dhe tani edhe në vitet 2020.
Në total, Madonna tashmë numëron 10 albume që kanë arritur vendin e parë në Billboard 200.Albumi “Confessions II”, i publikuar më 3 korrik, është vazhdim i albumit të saj shumë të suksesshëm “Confessions on a Dance Floor” të vitit 2005, me të cilin ajo u rikthye te tingujt e muzikës elektronike dhe ritmet e kërcimit.
– YouTube www.youtube.com
Madonna e ka përshkruar projektin e ri si një “letër dashurie për muzikën e kërcimit”, duke thënë se pista e kërcimit nuk është vetëm një vend fizik, por çdo hapësirë ku njerëzit bashkohen për të festuar dhe për t’u lidhur përmes muzikës.
Këngëtarja ka treguar se muzika dhe kërcimi kanë qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës së saj.
“Kërcimi është në ADN-në time dhe muzika e parë që kam bërë ka qenë muzikë për kërcim”, është shprehur ajo.
Ky është albumi i parë i artistes që rikthehet në vendin e parë të Billboard 200 pas “Madame X” në vitin 2019. /Telegrafi/






