Formacioni i javës në Kupën e Botës: Yjet e çerekfinaleve dominojnë skuadrën ideale

Sport

Çerekfinalet e Kupës së Botës kanë përfunduar dhe tashmë janë mësuar katër kombëtaret që do të luftojnë për dy vende në finale. Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina siguruan kualifikimin, ndërsa paraqitjet e lojtarëve më të mirë të këtyre ndeshjeve kanë formuar edhe 11-shen ideale të çerekfinaleve, të përzgjedhur nga Telegrafi. Në portë është Mike Maignan. […]

Madhësia e shkronjave

Çerekfinalet e Kupës së Botës kanë përfunduar dhe tashmë janë mësuar katër kombëtaret që do të luftojnë për dy vende në finale.

Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina siguruan kualifikimin, ndërsa paraqitjet e lojtarëve më të mirë të këtyre ndeshjeve kanë formuar edhe 11-shen ideale të çerekfinaleve, të përzgjedhur nga Telegrafi.

Në portë është Mike Maignan. Portieri francez ishte një nga figurat kryesore në fitoren ndaj Marokut, duke mbajtur portën e paprekur dhe duke mos lejuar që epërsia e Francës të vihej në dyshim.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes vendoset Ezri Konsa i Anglisë, i cili zhvilloi një paraqitje të fortë ndaj Norvegjisë, edhe pse luajti jashtë pozitës së tij natyrale.

Në qendër të mbrojtjes janë Dayot Upamecano i Francës dhe Pau Cubarsí i Spanjës, dy mbrojtës që dhanë siguri dhe stabilitet në repartin defensiv. Në krahun e majtë gjendet Lucas Digne, i cili gjithashtu shkëlqeu në duelin e Francës ndaj Marokut.

Mesfusha përbëhet nga Fabián Ruiz, një nga lojtarët më të dalluar në fitoren e Spanjës, dhe Alexis Mac Allister, autor i golit të parë për Argjentinën në përballjen me Zvicrën.

Pak më i avancuar është vendosur Jude Bellingham, i cili ishte lojtari më i mirë i çerekfinaleve, duke realizuar dy gola dhe duke udhëhequr Anglinë drejt kualifikimit.

Në repartin ofensiv nuk mungon Lionel Messi, i cili vazhdon të jetë lideri absolut i Argjentinës dhe njëherësh lojtari që bën diferencën në momentet vendimtare. Në krahun tjetër është Ousmane Dembélé, i cili pati një paraqitje të fuqishme në fitoren e Francës ndaj Marokut, ku gjeti edhe rrjetën.

Në majën e sulmit është vendosur Kylian Mbappé. Edhe pse humbi një penallti, sulmuesi francez mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të turneut dhe ishte ai që dha shtysën kryesore në suksesin ndaj Marokut.

Tashmë vëmendja kalon te gjysmëfinalet, ku do të përballen Franca me Spanjën dhe Anglia me Argjentinën, në dy duele që premtojnë spektakël dhe emocione të mëdha. /Telegrafi/