Liam Neeson dhe Stella Stocker nxisin thashetheme për romancë pasi shfaqen të kapur për dore

Magazina

Liam Neeson ka nxitur thashetheme për një lidhje të re pasi u shfaq i kapur për dore me bashkë-yllin e tij, Stella Stocker, në premierën e filmit “Evil Genius” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Aktori 74-vjeçar dhe Stocker u shfaqën së bashku në tapetin e kuq, të dy të veshur me të zeza. […]

Madhësia e shkronjave

Liam Neeson ka nxitur thashetheme për një lidhje të re pasi u shfaq i kapur për dore me bashkë-yllin e tij, Stella Stocker, në premierën e filmit “Evil Genius” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Aktori 74-vjeçar dhe Stocker u shfaqën së bashku në tapetin e kuq, të dy të veshur me të zeza. Neeson kishte zgjedhur një xhaketë lëkure mbi bluzë të zezë, xhinse blu dhe këpucë kafe, ndërsa Stocker veshi një fustan të zi të gjatë pa mëngë.

Stocker ka luajtur me Neeson në tre filma, përfshirë “The Mongoose”, i cili pritet të publikohet më 30 tetor, shkruan DailyMail.

Dyshja kanë qenë gjithashtu bashkë në filmat “Memory” dhe “Marlowe”, të dy të publikuar në vitin 2022.

Në “The Mongoose”, Neeson luan Ryan “Fang” Flanagan, ndërsa Stocker interpreton personazhin Helene.

Paraqitja e tyre e afërt në Toronto ka rikthyer vëmendjen te jeta sentimentale e Neeson. Vitin e kaluar, aktori u përfol për një romancë me Pamela Anderson, me të cilën luajti në “The Naked Gun”.

Anderson më vonë konfirmoi se të dy kishin pasur një lidhje të shkurtër romantike pasi kishin përfunduar xhirimet e filmit.

Deri tani, Neeson dhe Stocker nuk kanë konfirmuar nëse mes tyre ka një lidhje romantike. Përfaqësuesit e të dy aktorëve janë kontaktuar për një koment, por nuk kanë dhënë përgjigje. /Telegrafi/