<div><div><img width="621" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/818557-ky-eshte-personi-qe-vdiq-ne-burgun-e-sigurise-se-larte.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ky-eshte-personi-qe-vdiq-ne-burgun-e-sigurise-se-larte" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="621" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/818557-ky-eshte-personi-qe-vdiq-ne-burgun-e-sigurise-se-larte.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ky-eshte-personi-qe-vdiq-ne-burgun-e-sigurise-se-larte" loading="lazy"></p>Të shtunën rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë një person është gjetur në dhomën e tij me puls të dobësuar. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Viktima është Egzon Gashi, i dënuar për dhunim, i cili ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Sigurisë</div>
Të shtunën rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë një person është gjetur në dhomën e tij me puls të dobësuar. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.
Viktima është Egzon Gashi, i dënuar për dhunim, i cili ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë që nga viti 2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë më 1 mars 2028.
“Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
Një i burgosur gjendet i varur në Burgun e Sigurisë së Lartë