KB Vëllaznimi mbetet në Superligën e Kosovës

Sport

Vëllaznimi i Gjakovës do të luajë në Superligën e Kosovës në basketboll edhe në edicionin e ardhshëm. Të drejtën për të garuar në Superligë e kishte Drita e Gjilanit. Por ky klub nuk plotësoi kriteret për licencim për Superligë. Rrjedhimisht FBK-ja shpalli konkurs për të plotësuar vendin e mbetur vakant. Dhe Bordi i FBK-së të […]

Madhësia e shkronjave

Vëllaznimi i Gjakovës do të luajë në Superligën e Kosovës në basketboll edhe në edicionin e ardhshëm.

Të drejtën për të garuar në Superligë e kishte Drita e Gjilanit. Por ky klub nuk plotësoi kriteret për licencim për Superligë.

Rrjedhimisht FBK-ja shpalli konkurs për të plotësuar vendin e mbetur vakant.

Dhe Bordi i FBK-së të enjten njoftoi se është miratuar aplikimi i KB Vëllaznimi “për Wild Card në Superligë”.

Vëllaznimi ra nga Superliga mes kundërthënieve për një interpretim të turbullt të rregullave nga përgjegjësit e garave të FBK-së, gjë që ndodhi vetëm në javën e fundit të kampionatit të rregullt.

Tani, skuadra gjakovare do të jetë sërish në elitën e basketbollit kosovar, edhe pse më parë kishte kërcënuar për padi. /Telegrafi/