John Cusack zbulon pse u tërhoq nga Hollywood-i pas dekadash në film

Magazina

John Cusack ka shpjeguar pse është tërhequr pjesërisht nga Hollywoodi pas dekadash karrierë në film. Aktori i njohur për filmat si “Being John Malkovich”, “Grosse Pointe Blank”, “High Fidelity” dhe “Con Air” tha se donte të krijonte histori pa ndërhyrjen e drejtuesve të studiove filmike. Për këtë arsye, ai iu drejtua shkrimit dhe krijoi romanin […]

Madhësia e shkronjave

John Cusack ka shpjeguar pse është tërhequr pjesërisht nga Hollywoodi pas dekadash karrierë në film.

Aktori i njohur për filmat si “Being John Malkovich”, “Grosse Pointe Blank”, “High Fidelity” dhe “Con Air” tha se donte të krijonte histori pa ndërhyrjen e drejtuesve të studiove filmike.

Për këtë arsye, ai iu drejtua shkrimit dhe krijoi romanin grafik “Momo”, të cilin e realizoi së bashku me ilustruesin Ignacio Noe.

Cusack tha se romanet grafike janë shumë afër kinemasë, sepse lejojnë autorin të kontrollojë pamjet dhe rrëfimin.

Ai theksoi se në industrinë e filmit, kur studiot investojnë miliona dollarë, zakonisht kërkojnë të kenë ndikim në historinë dhe vendimet krijuese.

Sipas tij, “Momo” është një vepër e krijuar vetëm nga ai dhe Noe, pa redaktorë, komitete apo ndikime nga testimet e tregut.

Libri pritet të publikohet më 29 shtator dhe tregon historinë e dy të arratisurve në vitin 1972 që përpiqen të gjejnë një artefakt të lashtë për ikonën televizive Jackie Gleason.

Edhe pse Cusack ka qenë një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it, vitet e fundit ai ka zgjedhur më pak role filmike dhe është shprehur shpesh kritik ndaj mënyrës se si funksionon industria e sotme e filmit. /Telegrafi/