Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbante këtë pozicion në vitin 2012. Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, thuhet:
Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë. Gjithë të mirat, Daniel.
Nuk dihet nëse ky takim u zhvillua vërtet. Ndryshe, Atifete Jahjaga është presidentja e parë grua e Kosovës dhe shërbeu si Kryetare e Shtetit nga viti 2011 deri në vitin 2016.
Kujtojmë se përmbajtja e dosjes së publikuar përfshin afërsisht 3 deri në 3.5 milionë faqe me të dhëna rreth aktiviteteve të Epstein, 2,000 video dhe 180,000 imazhe. Departamenti i Drejtësisë pretendon se një pjesë e përmbajtjes është e vështirë ose e pamundur të publikohet pa mbrojtur privatësinë, kështu që emrat dhe informacionet personale të viktimave janë fshirë pjesërisht ose plotësisht. /Telegrafi/
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
<div><div><img width="623" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/818541-dosja-epstein-cfare-thuhet-per-ish-presidenten-e-kosoves-atifete-jahjaga.webp" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="dosja-epstein,-cfare-thuhet-per-ish-presidenten-e-kosoves,-atifete-jahjaga?" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="623" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/818541-dosja-epstein-cfare-thuhet-per-ish-presidenten-e-kosoves-atifete-jahjaga.webp" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="dosja-epstein,-cfare-thuhet-per-ish-presidenten-e-kosoves,-atifete-jahjaga?"></p>Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbante këtë pozicion në vitin 2012. Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, thuhet: Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do</div>






