Cilat janë kushtet më të fundit të Iranit për t’i dhënë fund luftës me SHBA-në?

Bota

Shefi i sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, ka paraqitur kushtet më të fundit të Teheranit për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara. Rezaei tha se Teherani i ka përcjellë kushtet e tij SHBA-së përmes ndërmjetësve nga Katari, por shtoi se Teherani është më i kalitur në beteja tani sesa në 40 ditët e […]

Madhësia e shkronjave

Shefi i sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, ka paraqitur kushtet më të fundit të Teheranit për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara.

Rezaei tha se Teherani i ka përcjellë kushtet e tij SHBA-së përmes ndërmjetësve nga Katari, por shtoi se Teherani është më i kalitur në beteja tani sesa në 40 ditët e para të luftës, e cila filloi në fund të shkurtit pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit.

“Ne do ta përballemi me Amerikën me forcë më të madhe dhe me sulme më të shumta e më të dhimbshme”, ka thënë Rezaei për Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Por cilat janë kushtet iraniane për t’i dhënë fund luftës?

“Është në interesin e Uashingtonit t’i pranojë këto kushte. Kërcënimet e Trumpit nuk do të sjellin asnjë rezultat. Ne jemi të përgatitur për një luftë vendimtare”, citohet të ketë thënë shefi i sigurisë.

Ndryshe, të dielën në mëngjes, kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, përsëriti qëndrimin e Teheranit lidhur me Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se ky kalim ujor kritik do të mbetet i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbushë angazhimet e saj.

“Derisa të plotësohen këto kushte, të njihen të drejtat legjitime të kombit iranian dhe të përmbushen angazhimet amerikane, nuk do të ketë mundësi për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme të negociatave apo për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit”, ka theksuar Ghalibaf. /Telegrafi/