Nëntë video-lojëra të reja janë në zbritje në platformën Steam

Teknologji

PC Gamer ka veçuar nëntë video-lojëra të reja të publikuara në vitin 2026, të cilat aktualisht janë në zbritje gjatë shitjes vjeshtore të platformës Steam. Në listë është Resident Evil Requiem, i cili tani kushton 48.99 dollarë, nga 69.99 dollarë sa ishte çmimi i mëparshëm. Në të njëjtin çmim është ulur edhe Lego Batman: Legacy […]

Madhësia e shkronjave

PC Gamer ka veçuar nëntë video-lojëra të reja të publikuara në vitin 2026, të cilat aktualisht janë në zbritje gjatë shitjes vjeshtore të platformës Steam.

Në listë është Resident Evil Requiem, i cili tani kushton 48.99 dollarë, nga 69.99 dollarë sa ishte çmimi i mëparshëm. Në të njëjtin çmim është ulur edhe Lego Batman: Legacy of the Dark Knight.

Në ofertë është edhe 007 First Light, loja e re nga studioja IO Interactive, e njohur për serinë Hitman. Çmimi i saj është ulur nga 69.99 në 48.99 dollarë.

Big Walk, një lvideo-ojë bashkëpunuese me enigma, mund të blihet për 15.99 dollarë, nga 19.99 dollarë. Loja mbështet nga dy deri në 12 lojtarë.

Ndërkohë, Stick it to the Stickman, e publikuar në shtator, është ulur nga 11.99 në 5.99 dollarë.

Për adhuruesit e strategjisë, Endless Legend 2 tani kushton 24.99 dollarë, në vend të 49.99 dollarëve, pasi loja ka dalë nga faza early access dhe ka arritur versionin 1.0.

Në listë janë edhe Marathon, i cili është ulur nga 39.99 në 23.99 dollarë, si dhe Solasta 2, një RPG me beteja me radhë që ende ndodhet në qasjen e hershme, me çmim 31.48 dollarë, nga 62.98 dollarë.

Lista përmbyllet me Xenonauts 2, lojë taktike e ngjashme me serinë origjinale X-COM, e cila është ulur nga 39.99 në 19.99 dollarë.

Sipas PC Gamer, gjatë shitjes vjeshtore në Steam janë në zbritje edhe shumë lojëra të tjera. /Telegrafi/